Categories Lajme

Bashkia e Vlorës vijon dezinfektimin e mjediseve publike, kryebashkiaku Leli: Më tepër siguri për jetën

Në qytetin bregdetar të Vlorës që prej ditës së parë e në vijim, intensiteti i punës për dezinfektimin e mjediseve publike, ka qenë dhe është i lartë. “Ditët e fundit u krye sërish dezinfektimi në tregun e shumicës, Shtëpinë e Foshnjës, Komisariatin e Policisë, si pjesë e prioriteteve të bashkisë për të garantuar higjienën dhe pastërtinë e nevojshme”, – tha kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

“Mjediset e dezinfektuara, janë më tepër siguri për jetën tonë. Puna jonë, është e përditshme”, – tha Leli. Sipas tij, dezinfektimi do të vijojë çdo ditë në hapësirat publike të Vlorës, rrugë, institucione, etj.

Ndërkohë në territorin e qarkut Vlorë të gjitha strukturat ligjzbatuese kanë ndjekur zbatimin e plotësimit të kushteve për respektimin e fashës së orarit si dhe inspektimin në aktivitetet  private. Bashkia e Vlorës ka marrë gjithashtu të gjitha masat për zgjerim hapësirave të tregtimit pranë tregut në qendër të qytetit, krijimin e kushteve të përshtatshme konform rregullave të ruajtjes nga COVID-19. Ndërsa për mosplotësim të kushteve tregu i “Orizit” si dhe tregu në Novoselë vazhdojnë të jenë të mbyllur deri në plotësimin e kushteve nga bashkia Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME