Categories Lajme

BE, “betejë” për rikthim në dialog të Kosovës dhe Serbisë/ Pritet takim mes Kurtit dhe Vuçiçit

Takimet e njëpasnjëshme të mbajtura në Bruksel me në fokus situatën mes Kosovës dhe Serbisë, nuk arritën të ulnin në një tavolinë liderët e dy vendeve, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiç.

Të dy zhvilluan takime me liderët europianë, por të ndarë nga njëri-tjetri, megjithëse shpresat nuk janë shuar ende për një takim kokë më kokë mes tyre, pasi përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian Joseph Borell, deklaroi se nuk ka zgjidhje pa dialog mes Kurtit e Vuçiç-it, dhe se kjo ekziston si mundësi.

“Puna është në vazhdim e sipër. Ndoshta duhet të largohemi nga samiti i BE-së dhe të ulemi sërish me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe të shohim nëse mund të gjejmë ndonjë zgjidhje përmes dialogut. Nuk ka zgjidhje tjetër. Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes këtij dialogu”, tha Borrell.

Pjesë e takimeve ishin edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, teksa kjo e fundit tregoi se kanë kërkuar nga drejtuesit e dy vendeve që të zbatojnë marrëveshjet.

“Po përpiqemi të bëjmë hapa përpara dhe u kemi kërkuar të dy liderëve të ndërmarrin veprime në lidhje me zbatimin e dokumenteve dhe marrëveshjeve të hartuara së bashku më parë, do të shohim se si do të shkojë”, u shpreh Meloni.

Aktualisht “beteja” për rikthim në dialog të Kosovës dhe Serbisë po vijohet nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian.

Ndërkohë, ndërmjetësuesi i dialogut, Miroslav Lajçak, po vijon takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, i cili më herët gjatë ditës ra dakord që plani i emisarëve perëndimorë, i prezantuar disa ditë më parë, të jetë kornizë për bisedimet e mëtejshme me ndërkombëtarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME