Categories Lajme

Beleri mbetet në burg/ Si do procedohet me marrjen e mandatit? Avokati: Kur të dalë kryeministri pyeteni

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e çështjes “Beleri”, në Gjykatën e Posaçme. Gjykata ka vendosur për Belerin, masën e arrestit me burg.  Fredi Beleri dhe Pandeli Kakoveshi u arrestuan më 12 maj, pasi një shtetas bëri denoncim në Prokurori për blerje votash.

Avokati i Fredi Belerit ka dhënë deklaratë për mediat, ku është shprehur mbi masën që Beleri me Kakoveshin ka marrë. Avokati tregon që kanë kërkuar masë më të lehtë, duke pasur si argument gjendjen shëndetësore të të dy arrestuarve, ku shton këtu se Kakoveshi ka kryer dhe një transplant zemre.

Avokati i Fredi i Belerit: Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga gjykata.

Do e ankimojmë vendimin në Gjykatën e Apelit, pasi Beleri nuk është takuar asnjëherë me të inflirtuarin.

Nuk duhet vendosur masë sigurimi për dy shtetasit

Më absurdja ishte që Kokaveshi në gjendje të rëndë shëndetësore, menduam që mund të kishte marrë një masë më të lehtë, se ka kryer dhe transplant.

Asgjë nuk paraqitën, ne dorëzuam dokumente shëndetësore.

Në lidhje me listën e emrave, për të cilën Beleri është akuzuar, avokati ka thënë që në dosjen e policisë nuk rezulton një listë e tillë, sakaq nga ana e të arrestuarit pretendimi është që nuk ka dhënë asgjë. Sa për mandatin e kryebashkiakut, avokati i Belerit nuk bën asgjë të ditur se si do procedohet.

Policisë ia ka dhënë i inflirtuari listën, se në dosjen e policisë nuk gjendet kjo listë. Vetë i arrestuari pretendon që nuk i ka dhënë asgjë.

Si do procedohet me marrjen e mandatit?

Kur të dalë kryeministri pyeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME