Categories Lajme

Berat/ 24 vjeçari i grabit çantën vajzës së mitur. Policia e arreston dhe publikon pamjet

Një 24 vjeçar është arrestuar në Berat pasi i vodhi me dhunë, çantën e dorës, një shtetaseje së mitur.

Ai rezulton i dënuar dy herë më parë, për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas njoftimit për një rast të vjedhjes me dhunë, në lagjen “30 Vjetori”, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të strukturave të Komisariatit të Policisë Berat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dark”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 24 vjeç, banues në Berat, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

Nga pamjet filmike dhe provat e tjera të siguruara nga Policia, ka rezultuar se ky shtetas i ka vjedhur me dhunë, çantën e dorës, një shtetaseje të mitur.

Çanta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME