Abc News raporton se e infektuar është mjekja në repartin e Alergologjisë, e cila prej disa ditësh kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte në pritje të përgjigjes së tamponit që ka rezultuar “pozitivë”. Mësohet se mjekja është karantinuar në banesë dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se ,janë kryer tamponët e familjarëve të mjekes dhe personelit të Repartit, ndërkohë që po hetohen edhe rastet e kontakteve të tjera të saj. Mjekja alergologe ishte mes dy rasteve “pozitive” të deklaruara zyrtarisht dje pasdite nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që-sipas kolegëve të saj-ajo kishte pesë ditë e sëmurë dhe me shenja dalluese të infektimit.
Categories
Lajme
Berat, infektohet mjekja
