Categories Lajme

Berisha: Primaret dëshmuan respektimin e votës së anëtarëve

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka falenderuar kandidatët që morën pjesë në primaret që Partia Demokratike mbajti së fundmi. Lideri demokrat tha se këto primare dëshmuan “përpjekjen më serioze që një forcë politike ka bërë ndonjëherë për të respektuar lirinë, dinjitetin, votën e anëtarëve të vet.”

“Shfrytëzoj këtë moment për tu përcjellë urimet më të përzemërta për të gjithë kandidatët që morën pjesë në primare dhe në tërësi u mbyllën dje. Në veçanti atyre që fituan në këtë garë, e parë në historinë e vendit. E një rëndësie jetike në një vend ku nuk votohet. Le të shprehim ne besimin për ta shndërruar ne këtë në një frymëzim për shoqërinë shqiptare dhe Shqipërinë në tërësi.

Përfundimi i primareve dëshmon përpjekjet tonë më serioze dhe përpjekjen më serioze që një forcë politike ka bërë ndonjëherë për të respektuar liritë, dinjitetin, votën e anëtarëve të vet. Përbën vendosjen e një praktike që ka në themel votën e lirë, të cilën e përdorin partitë me moderne, më demokratike në Europë dhe botë.

Kjo praktikë përmbys praktikat e mëparshme të përzgjedhjes, përfaqësimit të qeveritarëve qendror dhe vendor të forcave politike. Vendos në qendër pushtetin e anëtarëve, zhdërvjelltëson, apo formën e vjetër e përfaqësimit e zëvendëson me një formë të re më të drejtë dhe më të ndershme. Ndaj dua të falënderoj edhe njëherë të gjithë ata që morën pjesë në garë, degët, drejtuesit e grupeve, kryesitë, komisionet, komisionin e menaxhimit të zgjedhjeve në qendër për punën, do të thosha në tërësi të shkëlqyer që ka zhvilluar.”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME