Categories Lajme

Berisha publikon videon nga ballkoni i shtëpisë: Duke përshëndetur luftëtarët e lirisë (Video)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në Facebook, teksa përshëndet nga ballkoni i shtëpisë simpatizantët e tij, që ishin mbledhur poshtë pallatit për t’i qëndruar në krah dhe për tu solidarizuar me të. Berisha krah videos shkruan se beteja e qytetarëve kundër dikaturës së drogës do të vazhdojë.

“Duke përshëndetur luftëtarët e lirisë në betejën e tyre pa kthim kundër diktaturës së drogës, krimit e korrupsionit”, shkruan Berisha. Kujtojmë që më 30 dhjetor 2023 Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin dhe liderin e opozitës, Sali Berisha. Avokati i Berishës e cilësoi ndalimin e komunikimit si privim të lirisë për një deputet dhe paralajmëroi apelimin e masës.

Sipas vendimit të shkurtuar të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre “që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U dhunua nga dy persona në Vlorë, flet avokati Cakrani: Më goditën pas koke

Kujtim Cakrani, avokati  dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani, përfundon në spital

Avokati Kujtim Cakrani, është dhunuar ditën e sotme në Vlorë dhe është dërguar për mjekim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

Kush është mësuesi i anglishtes që u shkarkua nga detyra pasi predikonte fenë me nxënësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Debatet në shtëpi, Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

Hyrja e Luizit në shtëpinë e Big Brother VIP 5 duket se nuk është pritur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të diel

Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME