Categories Lajme

Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria, pas rastit të misrit të kontaminuar

Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me pretendimin se çdo paletë do ti nënshtrohen analizave laboratorike në territorin serb, duke refuzuar të njohin analizat të kryera në Shqipëri.

“Na ka ndodhur një problem me Serbinë na kanë marrë analizë të produkteve. Unë kam dy kamionë, si jnë atje në doganë janë dhe dhjetë kolegë të tjerë që u janë bllokuar kamionat, ata kanë vendosur të marin analizë në çdo paletë dhe jo vetëm kamionët në fund. Ata kanë vendosur se kamioni nuk hapet për 2-3 ditë deri në momentin që del rezultati analizave”, tha Amarildo Shehu, eksportues fruta-perimesh.

“Sa është vlera e produktit të bllokuar? 40 mijë euro dy kamiona. Me çfarë produktet e kenë ngarkuar ?  Me perime mikse si trangull, lakër sallatë dhe kungull”.

Kjo fletë analize që shihni në ekran tregon se produktet që Amarildo Shehu ka dërguar për eksport në Serbi  janë  të sigurta. Por ky konstatim nuk merret parasysh nga shteti porositës, eksportuesit shqiptarë janë njoftuar që nëse prodhimet e tyre nuk janë të pa pastra nga pesticidet  ato do të asgjësohen.

“Kjo analizë nëse del keq sipas aty sepse ata do të nxjerrin rezultatin që duan ne ja kemi bërë analizën. Por nëse jemi kashtë standardeve sipas atyre do e groposin mallin”.

Pasojat janë ndjerë menjëherë në sektorin bujqësor. Amarildo thotë se magazine e tij është mbushur me perime që ende presin të dalin në treg, e nëse kjo situatë do të vazhdojë ai thotë se do të marrë një vendim drastik.

“Ne kërkojmë të marri masa shteti që të rregullohet situata se përndryshe bëhet problematikë e madhe. Në momentin që nuk eksportohet sot dhe nesër  dihet që do ndalojmë dhe do e mbyllim pikën  se nuk mund të paguaj malli. po se shita. Dhe do të bëhet një i madh në kurrizin tonë dhe të fermerëve”.

Kjo sjellje po krijon presion të madh ekonomik mbi fermerët dhe eksportuesit, të cilët rrezikojnë humbje të konsiderueshme nëse ngarkesat mbahen të bllokuara.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec, zbulohen detaje të reja nga vrasja, djali i viktimave: Babai ishte konfliktual

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME