Ulet sërish çmimi i naftës për shitjet me pakicë, për datën 2 prill. Bordi i Transparencës ka vendosur që sot, nafta do të shitet me 226 lekë/litri, ndërkohë që më 1 prill u shit me 231 lekë/litri.
Ulje ka pësuar edhe çmimi i benzinës. Sot ajo do shitet me pakicë me 208 lekë/litri, ndërsa më 1 prill u shit me 212 lekë/ litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2 prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i Transparencës në datë 1 Prill 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 214 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 208 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 196 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 114 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 102 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
????Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2 prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
????Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë