Jose Trajano Lincoln është braziliani i vetëm pjesë e skuadrës së Orikut,e së bashku me Gonzales-in bëjnë dyshen latine të sulmit.i transferuar tek Oriku këtë sezon,sulmuesi shtatlartë duket se është ambjentuar me ekipin,duke debutuar me gol në Kategorinë e Parë.Pritet kthimi i tij nga dëmtimi në ditët e ardhshme,e të jetë i gatshëm për trajnerin Sakaj.
Si ndihet Linkoln tek Oriku?
Unë ndihem shumë mirë,gjithçka po më pëlqen.Ditët e para ishin të vështira,sepse gjithçka është e re si gjuha,taktikat e skuadrës apo dhe mënyra e lojës që shokët e skuadrës luajnë.Gjërat po shkojnë mirë,lojtarët së bashku me drejtuesit po më ndihmojnë jashtëzakonisht.Duhet të veçoj Marselon,pasi e kam mik prej vitesh.Ai më ftoi t’i bashkohesha Orikut.
Çfarë mendimi ke për kampionatin në të cilin po luan,krahasuar dhe me eksperiencat e mëparshme?
Do të më duhet edhe pak kohë për të krijuar një ide të qartë rreth kampionatit,por ajo që bie në sy është mënyra e lojës.Këtu luhet me topa të gjatë e jo me mbajtje topi në repartin sulmues,por po më pëlqen kjo taktikë.
Ndeshjen e parë me Orikun debutove me gol në kampionat,si u ndieve?
Ndeshja e parë ishte e veçantë,e shkëlqyer.Më pëlqeu reagimi,nuk u dorëzuam në asnjë çast e dhamë më të mirën tonë.Kthyem një rezultat nga 0-1 në 2-1 një lloj shpërblimi i lojës tonë.Për sa i përket golit që shënova,meritat i kanë dhe shokët.
Siç e di,Oriku sezonin e shkuar e mbylli kampionatin në vendin e tretë,si e mendon ecurinë?
Po kam dijeni se Oriku vjet shkëlqeu me performancën e tij falë punës në grup.Ekipi po punon fort edhe këtë sezon,i marrim ndeshjet ngadalë duke studiuar çdo ekip.Kam besim tek skuadra dhe stafi,do t’ja dalim.
Çfarë mund të më thuash rreth miqësisë me Gonzalesin?
Miqësi e bekuar! Kemi luajtur së bashku dy vite më parë dhe ja ku u ribashkuam.Ai më mbështet dhe unë në të njëjtën mënyrë,pra një mik i vërtetë.
Sa gola mund të shënojë Linkoln me Orikun?
Nuk premtoj dot një numër të golave që do shënoj,por do t’ja lë fushës së blertë.Normalisht do të provoj të shënoj sa më tepër,por me e rëndësishmja për mua është fitorja e skuadrës.
Cili është roli i cili mund të shfaqeni më mirë në fushën e lojës?
Parapëlqej të luaj si një sulmues qëndror,por nuk e kam problem të luaj dhe në pozicione të tjera sulmuese.
Ku qëndron pikëlidhja mes brazilianëve dhe klasit?
I kam parasysh të gjitha lëvizjet e “sambës” dhe mendoj se e gjitha vjen si rrjedhojë e punës,stërvitjes dhe praktikës.Çdo driblim,pasim apo goditje duhet praktikuar me orë të tëra për t’u perfeksionuar.