Categories Lajme

Britani, fillon lehtësimi i masave, lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve

Prej ditës së nesërme do të fillojë lehtësimi i masave izoluese në Britani. Qytetarët do të jenë të lirë që të lëvizin nëpër qytet me makina. Atyre u lejohet edhe të bëjnë ushtrime në parqet lokale madje edhe të luajnë sporte, por vetëm me familjarët e tyre.

Gjatë një konference për shtyp pasditen e kësaj të diele, kryeministri i vendit, Boris Johnson shprehet se do të ketë kontrolle nga policia për të siguruar që qytetarët të respektojnë distancimin social. Gjithashtu ai shprehet se personat që nuk e kanë të mundur të punojnë nga shtëpia, mund të kthehen në vendet e punës. Pjesa më e rëndësishme për Johnson në këto momente është rihapja graduale e ekonomisë.

Të gjithë ata që shkojnë në punë duhet që të evitojnë transportin publik aty ku është e mundur. Procesi mësimor – Shumica e nxënësve të shkollave të mesme nuk do të kthehen në mësim deri në shtator. Vetëm ato që kanë provime vitin e ardhshëm do tu mundësohet kthimi përpara verës por nuk ka ende një datë fikse. Ndërsa nxënësit e ciklit të ulët mund të rikthehen në fillim të muajit qershor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Demos”, kreu shqiptar i Mafias Greke! Arrestohen katër shqiptarë, ishin vrasës me pagesë

Mëngjesin e kësaj të marte, 9 dhjetor 2025, në Greqi janë arrestuar gjashtë persona, katër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 65-vjeçari në Durrës

Një 65-vjeçar është gjetur pa jetë brenda banesës së tij, në lagjen 12 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elis Halili jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës

Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës. Halili mbajti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin e krimit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg autorin e vrasjes së të miturit Martin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lalar, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Lalar, në afërsi…

LEXO ME SHUME