Gianluigi Buffon ka thënë se e ka menduar pensionimin kur është përballur me Federico Chiesan, të birin e ish bashkëlojtarit të tij, Enrico. Federico ka lindur në tetor të vitit 1997, në kohën kur Enrico luante me Buffonin te Parma. Ai debutoi në Serie A me Fiorentinën në vitin 2016, në një ndeshje kundër Fiorentinës.
“Për herë të parë kur u përballa me Chiesan, isha i çorientuar. Ishte hera e parë kur luaja kundër djalit të një ish bashkëlojtari, dhe mendova se ka ardhur koha për t’u pensionuar”, ka deklaruar Buffon. Por, pak kohë më vonë, Buffon edhe te PSG u përballë me djalin e ish një bashkëlojtari, kur u përballë me Marcus Thuram, djalin e Lilian Thuram.