Analisti Andi Bushati ka dyshime për mënyrën se si është bërë puna nga ana e prokurorisë në çështjen e Saimir Tahirit.
“Faji nuk përqendrohet as te tre prokurorë, e as te tre gjyqtarë. Në 2016 patën denoncim nga Dritan Zagani. Ai tha se Tahiri me Habiljan kanë lidhje dhe Tahiri favorizon kushërinjtë për tr.afik dr.oge.
Bashkë me përgjimet italiane ky denoncim na tregoi se jo vetëm Tahiri nuk u shqetësua, shteti futi në b.urg denoncuesin, Tahiri vazhdoi të bridhte jashtë shtetit me Habilajn, duke pasur një ak.uzë.
Tahiri vazhdoi të çonte familjarët, vazhdoi t’u kërkonte që t’i rregullonin skafin. Çdo shqiptar që e njeh realitetin pyet: A kanë bërë këta minimumi dr.ogë me emrin e Tahirit.
Një shqiptar që sheh këtë vendim i di këto fakte, a beson se bëhet drejtësi në këtë vend?”, tha Bushati në “Top Story”.