Barazimi në derbi dukej një frenim i fortë për Tiranën, në shtëpinë e kuqe, tifozët, lojtarët, të gjithë e shijuan këtë pikë, fundja më të drejtë pasi frenuan rivalin e tyre të përjetshëm, por në fund, pas javës së 24-ët feston vetëm Tirana.
“X” në “Air Albania” nuk kishte asnjë efekt domino, përkundrazi kaluan në kalendar një rival të fortë, ndërsa askush nga ndjekësit e tyre nuk arritën të përfitojnë. Laçi u ndal përballë Kastriotit në një barazim 1-1 duke bërë që diferenca edhe pas kësaj jave të qëndrojë në 8 pikë.
Nuk arritën të përfitojnë as ndjekësit e tjerë, barazimi pa gola në sfidën Kukësi-Vllaznia shkoi në favor të bardhebluve. Në Shkodër besonin shumë që në përballjen e tretë sezonale me Tiranën, këtë të shtunë në “Loro Boriçi”, të ishin ende në garë për titull, por shifrat thonë të kundërtën, 14 pikë janë një diferencë shumë e madhe, vetëm një matematikë përtej logjikës i mban në lojë.BW
