Categories Politike

Fajësimi i Presidentit Trump: Ç’pritet të ndodhë, dhe çfarë është në lojë

Nga Elie Honig Ndërsa gjyqi i fajësimit të presidentit Donald Trump nis sot, mbeten shumë pikëpyetje se si do tëzhvillohet ky proces, dhe si do të ndikojë ai tek fati i presidencës Trump. Por një gjë është mëse e sigurtë: në lojë janë shumë gjëra, për Trumpin, për ata që e rrethojnë, dhe për Shtetet e Bashkuara. Po çfarë është në lojë? Në nivelin më themelor, në lojë është presidenca e Trumpit. Në skenarin jashtëzakonisht tëpamundur, kur 2/3 e Senatit – 67 nga 100 senatorë – votojnë për fajësimin e tij, Trump shkarkohetmenjëherë nga detyra dhe zv/presidenti Majk Pens betohet si presidenti i ri i SHBA-së. Por edhe nëse ai nuk dënohet dhe nuk largohet nga detyra, perspektiva politike e Trumpit përpresidencialet e këtij viti, dhe vendi i tij në histori, do të varet kryesisht nga forca e provave dheargumenteve të sjella nga ekipi i hetuesve në Kongres, që po merren me çështjen e fajësimit. Përtej Trumpit, gjyqi mbart pasoja të gjera për njerëzit në “orbitën” e tij, që morën pjesë nëplanin për të pezulluar ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës:Rudi Xhuliani, Mik Malvanej, MajkPompeo etj. Dhe e ardhmja politike e senatorëve, që janë në rolin e gjyqtarëve në gjyqin ndajTrump, mund të varet pikërisht nga mënyra se si do votojnë ata, por edhe nga pyetjet kryesore tëprocesit. A do të kemi dëshmitarë në gjyq? Kjo çështje kryesore procedurale, mbetet ende e pazgjidhur. Udhëheqësi i mazhorancës në Senat,Miç Mekonell, ka refuzuar me vendosmëri të pranojë kërkesën e kreut të pakicës Çak Shumerdhe të tjerëve, për të thirrur dëshmitarë në këtë gjyq. Mekonell ka përdorur “modelin Klinton” – bazuar në procedurën e përdorur në gjyqin e fajësimittë presidentit Bill Klinton në vitin 1999 – ku u shty pyetja e dëshmitarëve, deri kur palët tëparashtrojnë argumentet e tyre kryesore. Ekzistojnë 3 mënyra të mundshme, sesi mund tëzgjidhet kjo çështje. Së pari, palët mund të hyjnë në një marrëveshje të negociuar. Ndërsa Mekonell dhe Shumerduket se janë në një ngërç, ata as nuk ia kanë mbyllur derën mundësisë së negociatave shtesë. Sëdyti, secila nga palët mund ta çojë këtë çështjen tek kreu i Gjykatës së Lartë Xhon Roberts.Rregullat e brendshme të Senatit, i japin mundësi Robertsit të vendosë mbi çështjen e provave, tëcilat do të përfshijnë edhe thirrjen e dëshmitarëve. Së treti, për këtë gjë mund të vendosë vetë Senati. Sipas rregullores, Roberts ose mund tëvendosë mbi çështjen e provave, ose ta shtrojë këtë çështje për votim me shumicën e votave nëSenat. Rregullat e Senatit parashikojnë që nëse Roberts merr një vendim, atëherë Senati mund tarrëzojë atë me shumicë votash. A do të dalë nga radhët partiake ndonjë senator? Në këtë fazë të hershme, nuk ka asnjë tregues të forte, se ndonjë nga 53 republikanët e Senatit do të votojë për të fajësuar Trumpin, apo që ndonjë nga 47 demokratët (përfshirë 2 të pavarur, qëbëjnë pjesë në grupin e demokratëve) do të votojë për ta liruar atë nga akuzat. Por ka shenja, sedisa republikanë mund të votojnë së bashku me demokratët, në favor të thirrjes dhe dëgjimit tëdëshmitarëve.…

Continue Reading