Categories Lajme

Çështja “Becchetti”/ Qeveria tha se nuk e merr parasysh vendimin e Arbitrazhit, avokati: Është i formës së prerë, shteti do paguajë

Avokati Genc Gjokutaj deklaroi sot se gjyqi i shtetit shqiptar me sipërmarrësin italian Francesco Bechetti është humbur në shkallën e parë dhe më pas është humbur edhe në Arbitrazhin e Bankës Botërore, vendim ky që merr formën e prerë dhe rrjedhimisht do sjellë pagimin e detyrimit ndaj investitorit italian.

Gjokutaj kundërshtoi kështu pretendimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij se nuk do paguajnë

Ai shtoi se çështja nuk ka lidhje me zgjedhjet dhe Rama do që ta shfrytëzojë atë për qëllimet e tij.

“Është humbur gjyqi në shkallë të parë dhe shkuam në arbitrazh. Pala shqiptare në atë gjykim ka pretenduar se ka prova të reja ndaj Bechettit për të mos paguar shumën. Pretendimi i tyre është i paligjshëm, pasi thuhet se kjo pezullon çështjen penale dhe jo të merret si provë e re dënimi i Bechettit në Shqipëri. Përfundimisht vendimi i arbitrazhit është i formës së prerë dhe duhet të paguhet pavarësisht pretendimeve të politikës”, tha avokati Gjokutaj.

Sipas tij, është një detyrim për t’u paguar. “Bechetti do kërkojë në gjithë Evropën ku ndodhen paratë e shtetit shqiptar për të tërhequr shumën. Gjykata e arbitrazhit është shumë serioze, në rastin konkret është votuar në mënyrë unanime. Faktet që ka provuar arbitrazhi për shantazhimin e Agon Channel i përkasin procesit”, deklaroi ai në News24.

Ai theksoi se gjykata e arbitrazhit nuk ndjek kalendarin politik në Shqipëri dhe të kthehet në instrument të politikës shqiptare pasi është komike.

“Besoj se Rama ka parasysh organet e drejtësisë në vend dhe ka harruar për një moment që ndodhemi në arbitrazhin ndërkombëtar. Kryeministri është një nga aktorët kryesorë të kësaj historie dhe nuk e ka pranuar konfliktin, Balluku tha po ashtu që nuk jemi të detyruar të njohim këtë vendim. Çështja nuk ka lidhje me zgjedhjet dhe Rama do ta shfrytëzojë për qëllimet e tij. Kjo çështjes nuk ka filluar dje. Ky pretendim është absurd. Shqipëria është e detyruar të përgjigjet deri në fund të këtij vendimi pasi është detyrim ndaj këtij organizimi financiar që na ka ndihmuar në momentet më të vështira të vendit”.

Ai sqaroi se janë 4 studio ndërkombëtare që kanë marrë pjesë në gjykim dhe shpenzimet nuk janë bërë transparente.

“Dimë detyrimin e shtetit shqiptar. Unë mendoj se një zyrë serioze avokatie kursen kohë dhe para duke rekomanduar një zgjidhje tjetër. Insistimi për të mos paguar para i çon jo vetëm në pagesën e kësaj shume por edhe penalitete të tjera. Kjo histori ka mbaruar, jemi në fazën e ekzekutimit. Kompanitë e Bechettit kanë marrë paratë e tyre edhe në raste të tjera. Ai do synojë gjithë depozitat e Shqipërisë në Europë deri në plotësimin e asaj shume të caktuar.

Rasti duhet të ishte krejt tjetër. Bechetti duhet të trajtohej nga ligji shqiptar fillimisht, i kapur në faj dhe çështja nuk do përfundonte kështu. Duhet të kishte të tjera veprime për situatën me AGON Channel”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME