Categories Lajme

Çfarë do të ndodhë me emigrantët? Greqia shtyn kohën

Greqia do të mbajë nën izolim kampet e migrantëve deri më 21 maj. Masa ishte paraparë të shfuqizohej të hënën, por autoritetet greke thanë se izolimi do të vazhdojë të jetë në fuqi. “Masat kundër koronavirusit për ata që jetojnë në kampe migrantësh dhe në qendrat e pritjes në Greqi janë zgjatur deri më 21 maj”, tha ministria e Migracionit dhe Azilit përmes një deklarate.

Greqia ka filluar lehtësimin e masave të izolimit mbarëkombëtar para gjashtë ditësh, raporton REL. Ministria nuk njoftoi pse ishte vendosur që kampet të mbesin të izoluara. Në Greqi janë të regjistruar rreth 2.710 raste me koronavirusin e ri dhe 151 vdekje. Deri më tani, sipas autoriteteve nuk ka pasur raste të koronavirusit në kampet e ishullit të Egjeut, raporton Rel. Sipas Kombeve të Bashkuara numri i përgjithshëm i azilkërkuesve dhe migrantëve në Greqi është rreth 120,000. Qeveria greke ka premtuar se do të transferojë nga ishujt mijëra migrantë dhe azilkërkues, me qëllim të shmangjes së mbipopullimit në kampe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Demos”, kreu shqiptar i Mafias Greke! Arrestohen katër shqiptarë, ishin vrasës me pagesë

Mëngjesin e kësaj të marte, 9 dhjetor 2025, në Greqi janë arrestuar gjashtë persona, katër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 65-vjeçari në Durrës

Një 65-vjeçar është gjetur pa jetë brenda banesës së tij, në lagjen 12 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elis Halili jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës

Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës. Halili mbajti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin e krimit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg autorin e vrasjes së të miturit Martin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lalar, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Lalar, në afërsi…

LEXO ME SHUME