Categories Showbiz

Çfarë mund të bëjë një baba nga nxitimi në dasmën e të bijës? Këtë e zbulon Stefi Prifti

Data 9 e këtij muaji ishte shumë speciale për këngëtarin e njohur nga Korça, Stefi Prifti pasi vajza e tij e madhe, Maria kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj në martesë.

I ftuar pasditen e sotme në ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, Prifti rrëfeu disa nga momentet më speciale të dasmës, ku nuk kishin munguar dhe emrat e njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar. Stefi zbuloi se së bashku me vajzën e tij të vogël i dedikuan Marias një këngë e cila ishte shkruar posaçërisht për të. Ai madje tregoi se vajza e vogël e kishte regjistruar zërin një ditë para ceremonisë, ndërsa vetë ai 2 orë para dasmës për shkak të ngarkesës së madhe.Mbrëmjen e të hënës nuk kishte munguar muzika e mirë dhe energjike nga këngëtarja e dashur, Aurela Gace, me të cilën shumë shpejt dy vëllezërit korçarë do të rikthehen sërish në skenë. Ndër të tjera Stefi pohoi se ende nuk e kishte marrë dhuratën e dasmës nga vëllai i tij, Endri, i cili njihet si një figurë mjaft e qeshur në ekran

Stefi shprehu gjithashtu mirënjohjen për të gjithë njerëzit e tij të dashur, duke treguar se dasma kishte rreth 300 të ftuar. Në fund të intervistës ai u uroi shumë fat dy të rinjve, të cilët hodhën këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre./revistawho.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME