Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga pesë persona, të cilët akuzohen për shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike në Gjirokastër, Përmet dhe në Këlcyrë.
2 prej të arrestuarve janë vëllezër. Ata posedonin në banesë, 3.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa, ndërsa 3 të tjerët u kapën në flagrancë me doza të lëndëve narkotike dhe me shuma parash të fituara nga shitja e tyre.
Policia ka sekuestruar doza të lëndëve kokainë dhe cannabis sativa, rreth 3.5 kg cannabis sativa, 37 900 lekë dhe 2 automjete.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. Ç., 24 vjeç, M. Xh., 28 vjeç, D. N., 35 vjeç, të tre banues në Këlcyrë, K. K., 33 vjeç dhe F. K., 40 vjeç (vëllezër), të dy banues në Gjirokastër.
Nga hetimet ka rezultuar se këta 5 shtetas, të organizuar si grup, shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në Gjirokastër, Përmet dhe në Këlcyrë. Lëndët narkotike siguroheshin kryesisht nga shtetasit K. K. dhe F. K. (vëllezër), të cilëve nga kontrolli në banesë, iu gjetën rreth 3.5 kilogramë cannabis. Ndërkaq, 3 të arrestuarit e tjerë u kapën në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, si dhe me shumë parash, të përfituara nga shitja e dozave.
NJOFTIMI
DV Gjirokastër/Finalizohët pas disa javësh hëtimë më mëtoda proaktivë, opëracioni policor i koduar “Onë by onë”.
DVP Gjirokastër/Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “One by one”.
Të organizuar si grup siguronin lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, si dhe i shitnin në doza, në Gjirokastër, Përmet dhe në Këlcyrë, vihen në pranga 5 shtetas.
2 prej tyre (vëllezër) posedonin në banesë, 3.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa, ndërsa 3 të tjerët u kapën në flagrancë me doza të lëndëve narkotike dhe me shuma parash të fituara nga shitja e tyre.
Sekuestrohen doza të lëndëve kokainë dhe cannabis sativa, rreth 3.5 kg cannabis sativa, 37 900 lekë dhe 2 automjete.
Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për implikimin e disa shtetasve në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet dhe me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, finalizoi operacionin policor të koduar “One by one”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. Ç., 24 vjeç, M. Xh., 28 vjeç, D. N., 35 vjeç, të tre banues në Këlcyrë, K. K., 33 vjeç dhe F. K., 40 vjeç (vëllezër), të dy banues në Gjirokastër.
Nga hetimet ka rezultuar se këta 5 shtetas, të organizuar si grup, shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në Gjirokastër, Përmet dhe në Këlcyrë. Lëndët narkotike siguroheshin kryesisht nga shtetasit K. K. dhe F. K. (vëllezër), të cilëve nga kontrolli në banesë, iu gjetën rreth 3.5 kilogramë cannabis. Ndërkaq, 3 të arrestuarit e tjerë u kapën në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, si dhe me shumë parash, të përfituara nga shitja e dozave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.