Në kudër të masave për parandalimin e përhapjes se koronavirusit, në qytetin e Vlorës vazhdon dezinfektimi i qytetit.
Gjatë ditës së sotme dy automjete kanë dezinfektuar rrugën në Lungomare.
Vlora deri tani nuk ka asnjë rast me virusin Covid-19. Por në gjithë Shqipërinë janë konstatuar 64 raste të infektuara, nga të cilat 2 persona kanë humbur jetën.