Covid-19

Algoritmi identifikon përparësinë për vaksinën antiCOVID-19

Një algoritëm i zhvilluar nga statisticienët e Universitetit të Milanos “Bicocca” identifikon me emër dhe mbiemër personat e moshës nga 18 deri 79 vjeç, të cilët kanë përparësi ndaj vaksinës antiCOVID-19, duke u bazuar në profilin e tyre klinik.

Indeksi i dobësisë është llogaritur duke kryqëzuar ndër të tjera informacionin nga baza e të dhënave të rajoneve me fluksin e mbikëqyrjes së tamponëve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga COVID-19 në valën e parë dhe të dytë.

“Zbatimi i këtij sistemi bën të mundur shmangien e qindra intubimeve dhe vdekjeve”, shpjegojnë shkencëtarët. “Algoritmi, i miratuar nga Lombardia, do t’i komunikohet Ministrisë së Shëndetësisë”, shtuan ata.

Për studimin, u përdorën të dhëna nga pesë rajone, Lombardia, Valle d’Aosta, Marche, Puglia dhe Siçilia, për një total prej rreth 16 milionë personash, një e katërta e popullsisë italiane. Algoritmi, i propozuar dhe i zhvilluar nga Gianni Corrao, profesor i statistikave mjekësore nga nga universiteti “Bicocca”, identifikoi 23 kushtet patologjike, që, përveç moshës dhe gjinisë, ishin tregues të rrezikut klinik.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: