Mbrëmja e sotme është kthyer në zi për familjen e deputetit socialist Besnik Baraj. Përmes një postimi në Facebook, Baraj njofton ndarjen nga jeta të nënës së tij.
Deputeti shkruan se para se Covidi të futej në shtëpinë e tij, kurrë nuk mendonte si sot, prandaj u kërkon të gjithëve që të bëjnë kujdes maksimal për të mbrojtur të moshuarit.