Categories Covid-19

Covid-19 në Shqipëri/ Ulet numri i viktimave, 4 humbje jete dhe 659 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 659 raste të reja, si dhe kanë ndërruar jetë edhe katër qytetarë. Kështu numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 121,200, ndërsa ai i viktimave në 2137.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1685 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 46,515 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit. Në 24 orët e fundit janë kryer 3487 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 659 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
148 raste në Tiranë, nga 34 raste në Fier, Berat, nga 28 raste në Durrës, Elbasan, Gjirokastër, 26 në Korçë, 25 në Shkodër, 24 në Kukës, 23 në Vlorë, nga 20 raste në Pogradec, Gramsh, 19 në Kavajë, 18 në Lushnje, 17 në Tepelenë, 16 në Ura Vajgurore, 14 në Peqin, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, 9 në Sarandë, nga 7 raste në Devoll, Vau i Dejës, 6 në Shijak, 5 në Mirditë, nga 4 raste në Përmet, Divjakë, Skrapar, nga 3 raste në Lezhë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Memaliaj, Kolonjë, Maliq, Poliçan, nga 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 rast në Rrogozhinë, Delvinë, Roskovec, Finiq, Cerrik, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 522 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,147 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 62-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME