Categories Covid-19

COVID-19 – Spanja drejt një shtetrrethimi

Spanja do t’i hapë sot rrugën vendosjes së një shtetrrethimi në disa rajone të saj, një tjetër masë drastike në një kontinent europian të goditur rëndë nga vala e dytë e koronavirusit, që po shkaton rekorde edhe në SHBA.

Qeveria e Pedro Sanchez do të dekretojë sot një nivel tjetër alarmi duke autorizuar kufizimet, të dytat në vend pas atyre të muajit mars dhe që zgjatën deri në qershor.

Dje në mbrëmje, të paktën nëntë rajone spanjolle i kërkuan qeverisë qendrore të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme duke ditur që disa zona gjeografike i kanë marrë më parë këto masa me kufizime lokale, si Madridi, Castille-et-Leon (veri), rajoni i Valencias (lindje) dhe qyteti i Grenade (jug).

Sanchez kishte përgatitur terrenin duke u shprehur se situata është shumë e rëndë dhe se javët dhe muajt e ardhshëm do të ishin shumë të vështirë dhe se ishte i gatshëm për të miratuar të gjitha masat e nevojshme për të frenuar epideminë.

Dy ditë më parë, Spanja u bë vendi i parë i Bashkimi Europian dhe i gjashti në botë që kaloi një milionë rastet me COVID-19.

Kryeministri spanjoll theksoi disa ditë më parë se numri real i personave të infektuar nga koronavirusi në Spanjë ishte më i lartë se tre milionë, ndërkohë që numri i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 35 000 që prej fillimit të pandemisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME