Categories Covid-19

Greqia lehtëson masat antiCovid në disa sektorë të rëndësishëm

Prej 31 Janarit Greqia zbut masat antiCovid, në disa sektorë të rëndësishëm që deri më tani ishin të paralizuar, të tillë si sektorët e hoteleri-turizmit dhe argëtimit. Kështu, nga e hëna muzika do të lejohet sërish në lokale, kafene dhe restorante dhe nuk do të ketë më mbyllje të detyrueshme në mesnatë të këtyre bizneseve.

Autoritetet greke bëjnë të ditur se për të shmangur grumbullimet do jetë i vlefshëm sërish urdhri që klientët e këtyre strukturave të lejohen vetëm të ulur në tryezat e caktuara me distance. Kapaciteti prej 10% të vendeve në arenat sportive të brendshme dhe të jashtme, deri në një maksimum prej 1,000 spektatorësh do të vazhdojë të zbatohet, por një relaksim do të rishikohet në ditët në vijim.

Ministria e Shëndetësisë në shtetin grek ka vendosur gjithashtu të zgjasë vlefshmërinë e certifikatave të vaksinimit me një javë, deri në 7 Shkurt, për ata persona që nuk mund të merrnin dozat e radhës për shkak të bllokimit që shkaktoi dëbora javën e shkuar. Masat e reja në Greqi do të vlejnë deri më 7 Shkurt në orën 6:00 të mëngjesit, më pas do ketë një rishikim të tyre nga autoritetet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME