Categories Covid-19

Manastirliu: Konfirmohen rastet e para me variantin e ri britanik në vendin tonë

Ministrja Manastirliu konfirmon se në Shqipëri prej periudhës janar-shkurt qarkullin varianti britanik i COVID-19. Ajo deklaron se nga rezultatet e verifikimeve të kampioneve të marra në janar-shkurt në laboratorin e virologjisë, u krye analiza në bashkëpunim me ISHP të Ankarasë dhe doli se ato janë me variantin biranik të COVID-19.

Për Manastirliun gjithsesi vërehet një trend i uljes së qëndrueshme të rasteve të reja së fundmi.

“Prej të hënës kemi dozat e radhës nga kontrata e Pfizer. Kemi arritur në një numër pra vaksinimesh perj 21 mijë e 619 doza vaksinash të kryera. Dhe kemi pothuajse përmbyllur vaksinimin e stafit shëndetësor.

Më shumë se 16 mijë të vaksinuar. Më shumë se 4 mijë të kryer për të moshuarit plus 80 vjecc. Të moshuarit në shtëpitë e të moshuarit dhe stafet në shtëpitë e tyre.

Sa i përket situatës epidemiologjike, shohim që kemi tendencë të uljes së qëndrueshme ditore. Prej 1 marsit vërehet një trend i uljes së qëndrueshme. Vlerësohet se kemi një normalizim në spitale.

Fico do të japë gjithë informacionin, mbi incidencën dy javore, javore dhe spitalizimet, më lejoni të them që numri i infektimeve kur shihet se ka tendencë të rritjes së infektimeve edhe pse vendet europiane janë në mbylljen e dytë dhe të tretë.

Ashtu si Komiteti ka diskutuar në orët e para të mëngjesit, dhe në ditët e përditshme dhe analizim të situatës.

Në vlerësimi e situatës janar-shkurt, në laboratorin e virologjisë janë analizuar kampionet PCR, laboratori ka përdorur kite specifike, të interpretuar të dhënat, dhe në këtë rast ISHP ka bashkëpunuar me ISHP të Ankarasë. Rezultatet treguan se kampionët janë të infektuara me variantin e ri, mbajnë shenjë të stacionit britanik. Ky mutacion është varianti britanik, që është në qarkullim në 70 vende. Dyshimet e arsyeshme që patën ekspertët e ISHP, që rritën transmetueshmërinë, është e konfirmuar që Shqipëria ka në qarkullim variantin britanik të COVID-19.”– tha Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME