fbpx
Covid-19

Pamjet kur Janullatos transportohet për në Greqi i futur në kapsulë

Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos ka rezultuar pozitiv me Covid 19, ndërkohë që është nisur me urgjencë për trajtim në Greqi. Mësohet se Janullatos është dërguar me helikopter ushtarak drejt Greqisë, pasi mjekët kanë shfaqur shqetësim për gjendjen e tij, për shkak të moshës por edhe sëmundjeve me të cilat është përballur më herët. Ndërkohë, mediat greke kanë publikuar edhe video të mbërritjes së tij në spitalin Evangelismos, i futur në një kapsulë të veçantë. Sipas mjekëve kurues, u konsiderua e nevojshme transferimi i Janullatos për shkak të historisë së tij të rënduar mjekësore dhe moshës së tij.

Kujtojmë se ka qenë kryeministri grek Mitsotakis ai që ka firmosur urdhrin e transportimit të Janullatosit me helikopter ushtarak drejt Greqisë, duke dëshmuar dhe njëherë tjetër se të paktë janë ata që kanë besim në sistemin spitalor në vendin tonë. 91-vjeçari Janullatos në muajin Qershor të këtij viti, iu nënshtrua një operacioni në zemër, duke bërë që të jetë më i rriskuar nga komplikacionet Covid.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button