
Pak ditë më parë një infermier i spitalit të Krumës shfaqi probleme shëndetësore pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës “Pfizer” kundër koronavirusit. Drejtori i spitalit të Krumës Shaban Peka sqaron për ABC rastin e infermierit Muhamet Lleshi.
“Infermieri dy ditë përpara se të merrte dozën e dytë u helmua dhe është në ndjekur nga mjekët e spitalit pasi u përmirësua shkoi në Shkodër dhe bëri dozën e dytë.
Sapo bëri dozën e dytë, rreth 40 minuta më pas kishte alergji, erdhi nga Shkodra në Has dhe gjendja u rëndua. Më pas iu drejtua spitalit të Gjakovës për ndihmë ku qëndroi dy ditë dhe tashmë po trajtohet në shtëpi” tha drejtori.
“Infermieri tha se trashja e gjakut ishte 4 herë mbi normë” tha drejtori Peka. Por arsyet, thotë më tej ai, “duhet ti përcaktojë një specialist duke parë kartelën mjekësore në spitalin e Gjakovës”. Aktualisht gjendja e infermierit Muhamet Lleshi është e mirë dhe po trajtohet në shtëpi.