Categories Covid-19

Rritet numri i të infektuarve, ulet i të shëruarve në 24 orët e fundit, 171 raste të reja, 2 raste në Vlorë

Ministria er Shëndetësisë ka bërë me dije se 4 pacientë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit dhe janë kryer 952 testime, nga të cilët kanë rezultuar 171 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Viktimat janë një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti.

Po gjatë këtyre orëve, janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik.

Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëe prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që ta bëjnë pjesë të sjelljes tyre të përditshme mbajtjen e maskës për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (12 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 171
Të shëruar ne 24 orë 85
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 952

Testime totale 99,598
Raste pozitive  15570
Raste të shëruara 9585
Raste Aktive 5561
Humbje jete 424

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2855
Durrës 593
Shkodër 414
Korçë 291
Lezhë 273

Elbasan 231
Fier 264
Vlorë 199
Kukës 153

Berat 145
Dibër 82

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME