Categories Covid-19

Situata nga Covid, Gjermania zgjat izolimin, por lehtëson disa masa

Gjermania do t’i zgjasë masat e izolimit nga koronavirusi deri më 28 mars, por do t’i lejojë dyqanet jothelbësore dhe bizneset e tjera të rihapen në zonat me norma relativisht të ulëta të infeksionit. Kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 landeve u pajtuan të mërkurën vonë për këtë balancë masash, pas rreth nëntë orë bisedimesh. Rregullat e izolimit aktual do të zgjasnin deri të dielën.

“Duhet të bëjmë hapa drejt hapjes, por, në të njëjtën kohë, hapa që nuk na kthejnë prapa”, tha kancelarja Merkel para gazetarëve në Berlin. “Ka shumë shembuj në Evropë për një valë të tretë dramatike”, tha ajo. Merkel u zotua se “pranvera e vitit 2021 do të jetë ndryshe nga pranvera e një viti më parë”. Gjermania ka regjistruar në total mbi 2.4 milionë raste me koronavirus dhe mbi 71,000 viktima. Shumica e dyqaneve atje janë të mbyllura qysh më 16 dhjetor. Restorantet, baret dhe objektet sportive janë mbyllur nga 2 nëntori, ndërsa hotelet lejohen të punojnë vetëm për të akomoduar udhëtarë të biznesit.

Deri këtë javë, vetëm 5.3 për qind të popullsisë gjermane i është dhënë doza e parë e një vaksine kundër koronavirusit, ndërsa 2.7 për qind e popullsisë i kanë marrë nga dy doza. Të mërkurën, udhëheqësit e vendit ranë dakord që të ndryshojnë rregulloren, për të përshpejtuar vaksinimin.

Merkel tha se “ata duan që të shfrytëzojnë gjithë fleksibilitetin”, duke zgjatur kohën midis dy dozave të vaksinës sa më shumë që të jetë e mundur, për t’iu mundësuar më shumë njerëzve që të marrin dozën fillestare. Dozat e vaksinave të miratuara në Bashkimin Evropian rekomandohet të jepen me një diferencë kohore prej tri javësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME