Categories Lajme

Çudirat e vetingut, të afërmit shumë bujarë me gjyqtarët

Rrethi familjar i gjyqtarëve dhe prokurorëve duket se ka pasur një bujari për tu pasur zili pas viteve 90 në Shqipëri. Miqtë, kunatat, kunetërit, bashkëjetueset, motrat, vëllezërit, vjehrri, vjehrra, prindërit, kushërinjtë janë në listën e atyre që kanë falur para ose pasuri, apo që kanë dhënë hua për blerje pronash nga njerëzit e drejtësisë.

Ne seancat vetting që po zhvillohen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vihet re se shumë prej subjekteve që po kontrollohen, një pjesë të mirë të pasurive të tyre e kanë të dhuruar, madje në shuma të konsiderueshme.

Por kjo gjë nuk e ka bindur trupin gjykues dhe në shumicën e rasteve këta gjyqtarët dhe prokurorët janë ndëshkuar duke u larguar nga sistemi.

Rasti më i fundit ishte ai i dy gjyqtarëve të Korçës Sotiraq Lubonja dhe kryetares së gjykatës së Apelit te ketij qyteti Entela Prifti, të cilët nuk e kaluan testin e parë.

Pavarësisht raportit që referon Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive si dhe përgjigjeve që japin bankat, shoqëritë e ndryshme dhe institucionet shtetërore, borxhlinjtë dhe dhuruesit e njerëzve të drejtësisë japin sqarim në komision dhe madje duhet të provojnë me dokumentacion edhe aftesite e tyre për keto dhurata.

Por në 25 të shkarkuarit e veting deri tani keto dhurata që nisin që nga paratë kesh e deri te metra katrorë toka apo banesa duket se ka qënë një nga hendeqet qe nuk po kapërcehet dot.

Kjo praktikë hetimi do të ndiqet për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët do t’i nënshtrohen procesit të Vetting-ut sipas përparësisë së përcaktuar nga ligji dhe shortit të hedhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME