Categories Lajme

Dalin detajet e para për 26-vjeçarin që u hodh nga konvikti

Kosova vazhdon të jetë e tronditur nga vdekja e Agon Musliut. 26 vjeçari humbi jetën pasi u hodh nga kati i pestë i konviktit numër 7 tek Qendra e Studentëve. I riu nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq në Qendrën Emergjente. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ende nuk ka thënë asnjë fjalë rreth rastit.

Po ashtu, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla end e nuk ka bërë të ditur se kush po heton rastin dhe a do të ketë përgjegjës për vdekjen e të riut. Lidhur me rastin kanë reaguar instancat më të larta shtetërore ku kanë kërkuar që organet e drejtësisë të merren me zbardhjen e rastit, shkruan lajmi.net. Ishte kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri që dha detaje shtesë lidhur me rastin që vinte nga qyteti i tij, Ai tha se Agron Musliu ishte një student i shkëlqyer i masterit në Gjermani.

“U trondita me lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të 26-vjeҫarit, Agon Musliu, i cili ishte stundet i shkëlqyer i masterit, në Gjermani. Humbje e madhe për familjen e për Gjilanin. Komuna e Gjilanit do t’i qëndrojë afër familjes. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, shkroi ai në FB. Sipas raportimeve të para thuhet se i riu gjilanas kishte dëshmuar se ka probleme shëndetësore me të arritur në Kosovë pas kërkesës së bërë nga familjarët e tij, por që pavarësisht kësaj i ishte kërkuar që të futej në karantinë. Madje dëshmitarë të cilët qëndruan me të e thanë të njëjtën gjë, duke shtuar se ai ua kishte vërtetuar institucioneve përgjegjëse këtë gjë. 26-vjeçari kishte ardhur dje nga Gjermania dhe kishte rezistuar të futej në karantinë për shkak të problemeve shëndetësore.

Kjo është bërë e ditur për KosovaPress nga një dëshmitar i cili po ashtu është në karantinë në Qendrën e Studentëve. “Ne ishim nëpër dhoma, ku duhet të qëndrojmë si zakonisht. Papritmas vjen një punëtor i imi pasi që ne jemi një staf që kemi ardhur ditën e enjte dhe më tha: eja, shiko çfarë ka ndodhur. Kur u afrova te dritarja, e pash që kishte kërcyer nga kati i katërt i konviktit numër shtatë një person. Personi që ka kërcyer nga qendra e konvikteve ka ardhur dje nga Gjermania. Ai ka rezistuar që të mos futet në konvikt për shkak se sipas informatave ka pasur probleme shëndetësore. Ai ia ka treguar dokumentet policisë për problemet që ka, por askush nuk është marrë me kërkesën e tij”, tha ai. Musliu ishte fëmija i vetëm i familjes e lidhur me vdekjen e tij ngushëllime shprehën shumë udhëheqës institucionesh, familjarë e qytetarë të vendit që padyshim me shumë dhimbje pranuan lajmin për vdekjen e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kokaina në lëkurë gjedhi, Apeli i GJKKO lë në burg 10 të arrestuarit

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 10 anëtarët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 28-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi këta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitën argjendarinë dhe morën bizhuteri me vlerë 300 mijë euro, arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali

Një shqiptar u arrestua me akuzën se kishte grabitur një dyqan argjendarie në via Por…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Murtaja Afrikane e Derrave, identifikohen 21 derra të ngordhur në zonën e Ishull-Lezhës

Murtaja Afrikane e Derrave është identifikuar në zonën e Ishull-Lezhës, ku deri më tani janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 28 Dhjetor 2024

Dashi Dielli do ju furnizojë me energji gjatë kësaj dite, e cila do të jetë…

LEXO ME SHUME