Pu shtimi i ri i Shqipërisë, pas kapjes së ekonomisë deputetët dhe ministrat kanë kapur administratën publike me familjarët e tyre, 95 % e shqiptarëve punojnë në emigracion, fabrika dhe call center Nuk u mjafton vj edhja e buxhetit të shtetit përmes tenderave dhe gr abitja e pasurive publike, por kanë kapur edhe administratën publike përmes familjarëve të tyre. Administrata publike në Shqipëri është një oaz për gratë, dashn oret dhe fëmijët e pushtetarëve. Ndërsa shqiptarët punojnë në fabrika, në emigracion, kërkojnë azil ose punojnë në call center, familjarët e deputetëve dhe ministrave kanë kapur postet kyçe të administratës. Disa ditë më parë publikuam një pjesë të makinave luksoze dhe vilave të atyre që sundojnë dhe vjedhin prej tre dekadash Shqipërinë.
Sot po publikojmë se në cilat postet të administratës i kanë emëruar gratë dhe fëmijët e tyre. Mes tre ban dave kryesore që sundojnë Shqipërinë për ta vj edhur dhe e vj edhin për ta sunduar ka një pakt për të mos trazuar familjarët e njëri-tjetrit në administratë pavarësisht ndryshimit të pushtetit. Gratë, dash noret dhe fëmijët e pushtetarëve lëvizin sa në një post në një post tjetër në administratë pavarësisht ndryshimit të qeverive. Ky është një lloji pushti i ri i Shqipërisë. Pesë për qind të shqiptarëve, që janë pushtetarët, kanë kapur ekonominë, pasuritë publ ike dhe administratën, ndërsa 95 për qind janë kthyer në shërbim të tyre. Rekrutimet me meritë në administratën publike dhe profesionalizimi i saj janë një ndër pesë kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE. Por, administrata është marrë peng nga mafia në pushtet, për të dashnoret, gratë dhe fëmijët.
Familjarët e pushtetarëve në administratë
Vëllai i Ulsi Manjës, Hasan Manja, drejtor i Shëndetit Publik Dibër
Kunata e Ulsi Manjës, Roza Manja, në Drejtorinë e Shëndetit Publik Dibër
Vëllai i Ulsi Manjës, Fari Manja, në OSHE Dibër
Nipi i Ulsi Manjës në drejtorinë Pyjore Dibër
Nusja e nipit të Ulsi Manjës tek spitali i Peshkopisë
Vëllai tjetër i Ulsi Manjës, Shaziman Manja, drejtor i Trajtimit të Studentëve tek Teknologjiku
Kunata tjetër e Ulsi Manjës, nëndrejtoresh shkolle në Laprakë
Mbesa e Ulsi Manjës Pranvera punësuar në Bashkinë e Tiranës
Djali i motrës së Ulsi Manjës Floriani punësuar tek Aviacioni Civil
Dhëndri i vëllait të Ulsi Manjës, Ardiani, drejtor i Hetimit Tatimor
Nipi tjetër i Uli Manjës, Emri Manja, punon tek IKUK Tiranë
Burri i Elisa Spiropalit, drejtor i Ujësjellësit të Fierit
Djali i Rakip Sulit, Saimir Suli, specialist i KESH-it
Bashkëshortja e djalit, të Rakipit, Z. Saimir Suli, punon te ALUIZNI, 578 655 lekë.
Djali, tjetër i Rakip Sulit, punon në Drejtorinë e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Bashkëshortja e Fatmir Mediut, Përgjegjëse Sektori në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë
Vajza e Ridvan Bodes e punësuar në Bankën e Shqipërisë. Edhe vetë Bode është pjesë e Këshillit të BSH.
Vajza e Lindita Nikollës e punësuar në Bankën e Shqipërisë
Djali Anastas Angjelit, Eros Angjeli, i punësuar në Ministrinë e Integrimit, tani pjesë MPJ
Bashkëshortja e Astrit Patozit, audituese në Kontrollin e Lartë të Shtetit
Kunati i Mimi Kodhelit, në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Burri i Ermonela Felajt, emëruar në prokurori
Bashkëshortja e Nard Ndokës punon në Ministrinë e Bujqësisë
Djali i Nard Ndokës punon në Bashkinë e Tiranës
Vajza e Nard Ndokës punon pranë KMSHC
Motra e Ylli Manjanit punon në Departamentin Juridik në Bankën e Shqipërisë
Kunata e Sali Berishës punon në Bankën e Shqipërisë
Vajza e Jozefina Topallit punon në në Bankën e Shqipërisë
Bashkëshortja e Kastriot Islamit punon pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit
Bashkëjetuesja e Edi Palokës në Bibliotekën e Shkollës së Magjistraturës
Bashkëshortja e Flamur Nokës, Fakulteti Shkencave të Natyrës
Mbesa e ish-guvernatorit Ardian Fullani punon në Bankën e Shqipërisë
Nipi i ish-guvernatorit Ardian Fullani punon në Bankën e Shqipëris
Mbesa e Arjana Fullanit, gruas së Ardian Fullanit, punon në Bankën e Shqipërisë
Bashkëshorti i ministres Ogerta Manastirliut, drejtor në OSHEE
Vajza e deputetit Rexhep Rraja, punon tek OSSHE
Bashkëshortja Shezai Rokaj është shefe finance pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave
Djali i Shezai Rokaj anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të UKT, në Komision Ad Hoc pranë Këshillit të Qarkut Tiranë, pedagog pranë Fakultetit te Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, 748 541 Lekë. Vajza Shezai Rokaj specialiste pranë AKEP dhe pedagoge e jashtme pranë Albanian University.
Gruaja e Dhori Kules punon pranë ISSH
Vajza e Dhori Kules, doktoraturë të vjedhur, pedagoge pranë Fakultetit të Ekonomisë.
Vajza e Tritan Shehut, Aida Shehu punonjëse në Bashkinë e Tiranës.
Bashkëshortja e Xhemal Xhunkshit, Teuta Gjunkshi, punon në Bashkinë e Tiranës.
Bashkëshorti i deputetes Evis Kushi, specialist sporti pranë Bashkisë Elbasan, specialist pranë OSHEE Elbasan, i Klubit të Futbollit Elbasan, i jashtëm pranë Universitetit ‘A Xhuvani’.
Bashkëshortja e Lorenc Luka drejtore e bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Bashkëshortja e Luan Duzhes, doganiere
Bashkëshortja Romeo Gurakuqit, punonjëse e Institutit të Zhvillimit të Arsimit pranë MARS.
Bashkëshortja e Adriatik Llallës punon si Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH.
Bashkëshortja e deputetit Hekuran Hoxhalli, specialiste në institucionin e Presidencës
Bashkëshortja e Ditmir Bushatit, konsulente e projekteve të Këshillit të Evropës në Shqipëri dhe Kosovë
Bashkëshortja Enkelejd Alibeajt, këshilltare e Zv.Kryeministrit
Bashkëshortja e deputetit Dritan Bici, kryeinxhiniere në ndërmarrjen e Ujërave Gramsh
Bashkëshorti, i deputetes Fatbardha Kadiu specialist i Auditit të Brendshëm në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës
Bashkëshortja e Ilir Zelës, kryetarit të AKEP, merr pagën tek OSHEE.
Vajza e Qazim Sjedinit, pedagoge në Universitetin e Elbasanit.
Bashkëshortja e Vangjush Dakos përgjegjëse laboratori, Drejtoria Rajonale Shëndetësore
Bashkëshortja e Klement Zgurit punon pranë Drejtorisë së Transmetimeve në RTSH.
Djali i Klement Zgurit punon në Ministrinë e Transporteve.
Bashkëshortja e Denar Bibës punon në Gjykatën e Lartë si ndihmës ligjore.
Bashkëshorti i Klajda Gjoshës Këshilltar Ekzekutiv pranë Autoritetit Portual
Vajza e Nasip Naços punon pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave,
Djali i Nora Malajy punon në Policinë Gjyqësore
Bashkëshorti Senida Mesit, punon tek Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë
Deputetja Vasilika Hysi, bashkëshorti punonte Shërbimi i Provës, vajza tek ASPA
Bashkëshortja e Aldo Bumçit në Ministrinë e Jashtme
Bashkëshortja e Bashkim Dedes, Nëndrejtore tek shkolla “Jeronim De Rada”.
Motra e Eno Bozdos e punësuar në Bankën e Shqipërisë
Bashkëshortja Neritan Cekës punon te AKKP
Bashkim Fino, djalin tek ANTA
Bashkëshortja e Bensik Barajt punon në Universitetin Politeknik të Tiranës
Bedri Mihaj, bashkëshorten dhe djalin tek Spitali i Traumës
Eglantina Gjermeni, bashkëshorti tek Banka e Shqipërisë
Valentina Leskaj, djali tek Bashkia Elbasan
Vasilika Hysi, bashkëshorti tek Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe vajza tek Fakulteti i Drejtësisë.
Djali i Xhezair Zaganjorit, Renis Zaganjori, punon tek Agjencia e Sigurimit të Depozitave
Burri i Donika Prelës, përgjegjës për kontrollin e lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës.
Myqerem Tafaj, bashkëshortja punon tek DAR Tiranë.
Vajza e Myqerem Tafajt punon në Universitetin Politeknik të Tiranës/PAMFLETI
