Categories Lajme

Dalin fituesit e kandidatëve të Berishës në zgjedhjet e 6 marsit

Ardian Muka ka fituar primaret e anëtarësisë së PD në Durrës. Muka ka arritur të sigurojë 1546 vota, përballë 373 votave të kandidates tjetër, Silvja Gjepali. 11 vota janë shpallur të pavlefshme.

Nga numërimi i votave të anëtarësisë së PD në Dibër, primaret janë fituar nga Premtim Kryemadhi i cili ka marrë 424 vota. Kandidatët e tjerë kanë marrë përkatësisht, Behar Dema 158 vota dhe Dafina Muda ka 121 vota. 713 anëtarë të PD kanë marrë pjesë në zgjedhjet primare në Dibër. 10 vota kanë dalë të pavlefshme.

Me 277 vota, Lulzim Vrana është shpallur fitues i primareve të Komisionit të Rithemelimit të PD në Bashkinë e Vorës. Kandidati tjetër në garë, Luan Beta ka marrë 55 vota. Lulzim Vrana do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Vorë, në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Hekuran Xhani me 211 vota është shpallur fitues i primareve të PD në Bashkinë e Rogozhinës dhe do të garojë në 6 mars për kryetar bashkie. Kandidatët e tjerë në këtë garë kanë marrë:  Eqerem Deliu, 23 vota, Hajrulla Tafa, 3 vota, Sokol Gosa, 70 vota, Vladimir Manushi, 7 vota. Dy vota janë shpallur të pavlefshme Në total, kanë marrë pjesë në këtë proces 316 anëtarë të Partisë Demokratike me të drejtë vote.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME