Jemi në 2019-ën dhe duket se teknologjia sundon në jetën e gjithsecilit nga ne. Por ka ende një problem jo të lehtë për t’u zgjidhur: ai i getave dhe çorapeve të holla që grisen shumë lehtë.
Fatmirësisht, duket se edhe kjo çështje ka hyrë në rrugën e zgjidhjes: Sheerly Genius ka propozuar, për herë të parë, geta dhe çorape të holla ‘të pa shkatërrueshme’, përbërë nga materiale balistike, të njëjtat që përdoren për jelekët antiplumb.
Ndërmarrja ka nisur një fushatë në Kickstarter për të marrë financimet. Premtimi është ai i krijimit të një produkti (më në fund) që nuk griset kur tërhiqet, nuk krijon vrima apo heqje fijesh.
Një produkt i tillë mund të krijohet falë një prej fibrave më të forta në botë: kevlarit, e cila është pesë herë më rezistente se çeliku.
Nga momenti që është rezistente edhe ndaj nxehtësisë dhe flakës, kjo fibër përforcuese përdoret jo vetëm për jelekët antiplumb, por edhe për pajisjet që përdoren në sportet ekstreme dhe pajisjet e aeroplanëve, varkat dhe veturat e garave.
Sipas krijuesve, getat e reja mund të vishen të paktën 50 herë: vërtet një hap para, duke patur parasysh se një palë geta apo çorape të holla grisen që herën e parë, madje edhe pa i veshur, thjesht duke i bërë gati për t’i futur në këmbë.
Edhe pse me material ‘të pa shkatërrueshëm’, estetikisht ato do të duken si geta dhe çorape normale të holla dhe shumë të buta në kontakt me lëkurën.
Për më tepër, do projektohen për të mos qenë helmuese dhe për të qenë anti-bakteriale. Por sa do të kushtojë një shpikje e tillë? Produkti i ri, që pritet të dalë në treg së shpejti, mund të porositet me një çmim prej 79 dollarësh.