Categories Lajme

Dalin notat e provimit të maturës për Gjuhën dhe Letërsinë, ja sa kanë marrë 10

Janë publikuar rezultate e provimit të Maturës Shtetërore për lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.  Linku ku mund shikoni notat është ky KËTUhttp://qsha.gov.al/infos/matura_2023/d1/D1_rezultate.pdf

Provimin e kryen në total 27180 maturantë. 444 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 15 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98.37% ndërsa nota mesatare është 7.34.

Shpërndarja e notave sipas “Portalit Studentor”

Pas publikimit të rezultateve ka ardhur një reagim dhe nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta janë më shumë se vitin e kaluar.

Tashmë rreth 30 mijë maturantë, presin notat e provimit të Matematikës, të cilin e realizuan më 13 Qershor, teksa ditën e nesërme, më 19 Qershor, do të zhvillojnë dhe provimin e fundit, atë të lëndëve me zgjedhje.

Kujtojmë se në provimin e lëndës gjuhë e huaj kalueshmëria ishte 96.17% ndërsa nota mesatare 7.6 me ngelës në këtë provim të 1043 maturantë nga 30 mijë që futën në testim. Nota 10 u mor nga 384 maturantë.

Një fakt që vlen për t’u përmendur është edhe se tezat e provimeve janë publikuar në rrjetet sociale, në momentet kur maturantët kanë qenë duke i zhvilluar ato.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Fier-Patos, makina përplas biçiklistin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos (30 mars), me pasojë…

LEXO ME SHUME