Categories Lajme

Dalin pamjet nga aksidenti TRAGJIK ku humbën jetën 2 vëllezërit shqiptarë

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku dy vëllezër shqiptarë në Greqi humbën jetën.

Sipas mediave të huaja mësohet se vëllezërit njëri 30 vjeç dhe tjetri 27 vjeç, humbën jetën pasi mjetin me të cilin po udhëtonin përfundoi i përmbysur në një kanal me ujë në aksin rrugor që lidh Lamian me Livadhjanë. Së fundmi mediat vendase kanë nxjerrë pamjet nga vendi i ngjarjes ky dy shqiptarët humbën jetën.

Më herët u bë me dije se për shkak të shpejtësisë së madhe drejtuesi i mjetit, 30 vjeçari nuk ka mundur të mbajë mjetin në rrugë dhe  nga përplasja ka përfunduar në lumin Erkyna .

Si pasojë, dy vëllezërit mbetën të plagosur për vdekje dhe tre personat e tjerë që udhëtonin në mjet,  një 31-vjeçar me origjinë shqiptare , një  29- vjeçar grek  dhe një 22-vjeçar gjithashtu grek , u plagosën rëndë .

Të gjithë ata u dërguan në spitalin e Livadeisë ndërkohë autoritetet bpo hetojnë shkakun e aksidentin dhe zbardhjen e plotë të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME