Mbërrijnë në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë, gjashtë personat e arrestuar dy ditë më parë si rrjedhojë e aksionit Obelisku.
Të arrestuarit dyshohet se po përgatiteshin të kryenin vrasje mbrëmjen e së dielës (17 shtator), ku u arrestuarn nga forcat RENEA.
Mësohet se gjyqtarja e kësaj çështje është Emirjana Dimo.
Në gjykatën e Vlorës priten të merret vendimi për lënien në fuqi ose jo për arrestin me burg për gjashtë shtetasit Satilno Basho, Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj.
