Një lajm jo i mirë vjen në këto ditë karantine për shqiptarët që kanë aplikuar për lotarinë amerikane.Mësohet se Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtyrë për në 6 qershor datën e dhënies së përgjigjeve për ata që kanë fituar lotarinë dhe shkak është bërë situata e krijuar prej Covid 19. Lajmi për shtyrjen e datës është bërë me dije fillimisht nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
“Departamenti po shtyn hapjen e Kontrollit të Statusit të Hyrjes për aplikantët DV-2021 nga data 5 maj deri më 6 qershor 2020. Hapja e vonuar nuk do të ndikojë nègativisht në aftësinë tonë për të proçeduar dhe planifikuar DV-2021 Intervistat, të cilat janë planifikuar të fillojnë më 1 tetor 2020”, shkruan ambasada.