Teharani ka gati noten e protestes kunder Shqiperise, ne pergjigje te vendimit te qeverise Rama, per debimin e ambasadorit te Iranit dhe nje diplomati tjeter, pas hetimeve per komplotimin e akteve terroriste.
Në përgjigje të një pyetjeje nga korrespondenti i IRNA, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Bahram Qassemi tha: “Meqenese Shqiperia ka nuk ka një ambasadë në Iran, ne nuk kemi pasur mundësinë të thërrasim ose të dëbojmë ambasadorin apo të dërguarin shqiptar”.
Reagimi erdhi pasi korrespondenti i IRNA-së e pyeti pse ministria e Jashtme e Iranit nuk ka miratuar një masë reciproke për të dëbuar diplomatët shqiptarë, nderkohe qe Tirana zyrtare e beri nje gje te tille.
Diplomati i lartë iranian vuri në dukje se Teherani ka shprehur kundërshtimin e tij përmes mënyrave të tjera.
“Që nga vitet 1990, pas zhvillimeve të brendshme në Shqipëri, Republika Islamike e Iranit vendosi ambasadën e saj në vend, por duke qenë se Shqipëria ishte një vend shumë i vogël dhe vuajti nga një situatë e keqe ekonomike atëherë dhe madje edhe më vonë, ajo nuk mund të kishte ambasadë brenda Iranit “, theksoi Qassemi.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha të mërkurën se kishte dëbuar dy diplomatë iranianë të dyshuar për “përfshirje në aktivitete që dëmtojnë sigurinë e vendit”.
Irani e dënoi masën, duke thënë se vendi ballkanik ra pre e një skenari të fabrikuar nga SHBA dhe Izraeli.