Categories Lajme

Deklarata “bo.mbë: ”Kush kërkoi ta “heqë qafe” Saimir Tahirin

Juristi i njohur, Çlirim Gjata, i cili njëkohësisht është Sekretar për Çështjet Ligjore në PD, ka komentuar sot vendimin e Gjyaktës së Renda, për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

I ftuar në News 24, Gjata tha se shpallja fajtor për “shpërdorim detyre”, dhe çlirimi nga të gjitha akuzat e tjera, është një kleçkë ligjore që është gjendur, për ta “hequr qafe”.

“Si ta bëjmë ta heqim qafe, i gjejmë një keqpërdorim detyre. Zor i madh për këtë. Kjo është si një urë shpëtimi për të larë duart “-tha Gjata.

Më tej, ai ka komentuar edhe mesazhet e koduara të Tahirit, i cili dje në gjykatë tha se “Në lidhje me krimin nuk jam unë shefi i madh, por sa i takon politikës, Edi Rama është “shefi im i madh”.

Sipas Gjatës, ky ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë i Tahirit, për Edi Ramën.

“Mesazhi i Tahirit është i qartë. Ata më thërrisnin vërtetë mua shefi i madh, por nuk jam unë shefi i madh, por dikush tjetër. Nësë iki do iu marr me vete, kërcënoi hapur direkt edi Ramën. Tahiri u dënua me shpërdorim detyre që të shpëtonte shefi i madh, që është Edi Rama”-deklaroi Clirim Gjata.

Gjithashtu ai tha se në apel Tahiri, mund të shpallet i pafajshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME