Categories Lajme

Deklarata e fortë e zyrtarëve gjermanë: Diplomatët kinezë na thonë të themi fjalë të mira për …

Diplomatët kinezë iu janë drejtuar zyrtarëve të lartë gjermanë, në përpjekje për të inkurajuar ata që të bëjnë deklarata pozitive, sa i takon mënyrës sesi Pekini ka menaxhuar dhe po menaxhon pandeminë e COVID-19, tha në një letër ministri i Brendshëm gjerman.

“Qeveria gjermane është në dijeni të kontakteve individuale të bëra nga diplomatët kinezë me qëllim të ndikimit të deklaratave pozitive publike mbi menaxhimin e koronavirusit nga Republika Popullore e Kinës, por qeveria federale gjermane nuk i ka përmbushur këto kërkesa”, thuhet në letrën, publikuar nga Reuters sot (26 prill).

Letra ishte e datës 22 Prill dhe iu dërgua anëtares të parlamentit të Partisë së Gjelbër, Margarete Bause në përgjigje të pyetjes së saj nëse diplomatët kinezë kishin kontaktuar me zyrtarë gjermanë me qëllimin për t’i inkurajuar ata të bënin komente pozitive.

Komente nga ministria e brendshme u raportuan për herë të parë nga gazeta Welt am Sonntag. Gazeta citoi ambasadën kineze në Berlin si dhe kundërshtimin e raportit si të pavërtetë dhe të papërgjegjshëm. Në letër, ministria e brendshme tha se qeveria kishte pranuar përpjekjet e Kinës për të përmirësuar pandeminë, veçanërisht që nga 23 janari, madje edhe pa u kërkuar ta bënte këtë nga Pekini.

Ajo vazhdoi të thotë që Berlini i kishte thënë qeverisë kineze se besonte se transparenca ishte e rëndësishme për luftimin e pandemisë, pa thënë nëse besonte se qeveria kineze kishte qenë transparente apo jo.

Të Premten, Reuters raportoi se Kina kërkoi të bllokojë një raport të Bashkimit Evropian që pretendon se Pekini po përhapte dezinformata në lidhje me shpërthimin e koronavirusit, sipas katër burimeve dhe korrespondencës diplomatike. Cështja ka qenë e nxehtë edhe mes SHBA e Kinës, teksa Uashingtoni e akuzon Pekinin për fshehje informacioni për Covid-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME