Categories Lajme

Dekonspirimi i operacionit të SPAK: Dy zyrtarët e policisë s’dolën në punë

Në operacionin e SPAK ku u lëshuan 50 urdhër-arreste, 2 ishin për dy punonjës policie dhe 2 për ish-efektivë të RENEA-s. Asnjë nga këto të katërt nuk u arrestua. Dy punonjësit e Policisë janë Henerigert Mitri dhe Klodian Shahini. Henerigert Mitri aktualisht mban postin e shefit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe më datë 17 maj, të premten që nisi operacioni për arrestimet, sipas burimeve që disponon News24, Mitri nuk është është paraqitur në punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Po ashtu edhe Klodian Shahini, i cili aktualisht punonte në sallën operative të Policisë së Dibrës, nuk është paraqitur në punë më datë 17 maj, në ditën që po zhvillohej operacioni për arrestimet. News24 mëson se në operacionin e SPAK për arrestimet e personave të shpallur në kërkim, si rrallëherë nuk kanë marrë pjesë Forcat Operacionale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME