Në 400 faqet e përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjen Babalja shumica janë bisedat e personit të quajtur Fredi Alizoti i cili është vetëofruar se ka qenë ai që ka luajtur rolin e Agron Xhafajt në telefonatat me Albert Veliun e quajtur si “Dëshmitari X” apo Babalja.
Alizoti fillimisht i qëndroi variantit se e kishte luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm për 100 mijë euro, por në një tjetër video të publikuar në emisionin “Opinion”, Fredi Alizoti thoshte se e kishin marrë në makinë Drejtori i Përgjithsjëm i Policisë së Shtetit Adri Veliu ndërsa kishte pirë kafe me kreun e deputetëve socialistë Taulant Balla.
Ky i fundit e hodhi poshtë kontaktet me Fredi Alizotin, por në disa përgjime telefonike të përgjuara së fundmi del se Alizoti ka pasur një takim me “Taulantin nga Librazhdi”. Telefonata e parë është në 29 maj, 3 ditë përpara se të vetëofrohej në Prokurorinë e krimeve të Rënda, Alizoti me numrin …091 i drejtohet një personi se do të se do të takonte “ata të krahut tjetër”. Ne nje tjeter telefonate me vone Alizoti thote se “ka marre një pako të mirë”. 


