Eprori ushtarak në Ushtrinë e Serbisë gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998 -1999 Demo Berisha, aktualisht kryetar i Shoqatës “Amza” me seli në Novi Sad, Vojvodinë për portalin “Presheva.com ka treguar se sa shqiptarë jetojnë në Serbi.
Nga 157 komuna në Serbi prej tyre në 140 komuna jetojnë shqiptarë. Në qytetin e Novi Sadit sipas statistikave të regjistrimit jetojnë 1800 shqiptarë, ndërsa në Republikën e Serbisë, gjithsej ka mbi 180 mijë shqiptarë. Çdo problem që ndodh tek serbët e Kosovës, me automatizëm reflektohet tek shqiptarët në Vojvodinë, në të cilën krahinë jetojnë jo më pak se 9000 shqiptarë, thotë gjatë bisedës kryetari i Shoqatës Amëza shqiptare, Demo Berisha.
Për apostrofimin e tij si pjesëmarrës në anën e ushtrisë e kundër UÇK-së, Berisha ka thënë:
:Nuk kam bërë krime lufte ndaj asnjë populli, e aq më pak ndaj shqiptarëve. Jam i gatshëm të dal para Gjyqit, kudo qoftë si në Serbi, Kosovë dhe Hagë për ta mbrojtur pafajësinë”.
Sipas tij, në Radio Novi Sad emetohet program edhe në gjuhën shqipe./njekomb