Categories Lajme

Dënohen me nga dy vite burg tre gjyqtarët e Durrësit

Janë dënuar me nga dy vite burg secili prej tre gjyqtarëve të gjykatës së Apelit të Durrësit të akuzuar për korrupsion.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me nga 3 vite burg tre gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno por duke qenë se procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, aplikohet ulja me 1/3 e dënimit.

Kaq ishte dhe masa e dënimit që kërkoi prokuroria.

Ndërsa për biznesmenin Namik Sadiku, është caktuar dënimi me 1 vit burg.

Tre gjyqtarët dyshohet të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme udhëtime jashtë vendit, madje në një rast kanë ndjekur edhe një ndeshje futbolli në Spanjë.

Për këto përfitime, sipas Prokurorisë, ata kanë dhënë një vendim civil në favor të biznesmenit Namik Sadik edhe ky nën hetim nga Krimet e Rënda.

Si prova, Prokuroria radhiti udhëtimet në të njëjtën kohë të tre gjyqtarëve me biznesmenin si në Itali, ashtu edhe në Spanjë si edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, gjyqtarët kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës në tetor 2014, ndërkohë që kishin një proces të hapur me palë pikërisht këtë biznesmen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Me pistoletë si stilolaps, pinte kafe në lokal, arrestohet 31-vjeçari në lokal

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aplikimi/ Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Brendshme hap garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Kriteret dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur garën për zgjedhjen…

LEXO ME SHUME