Categories Lajme

Detaje tr.onditëse të kri.mit në Kavajë, zbulohen sms-të mes vr.asësit dhe vik.timës

Kur kanë kaluar 20 dite nga vr.asja e Dritan Haxhollit në Kavajë, Prokuroria vijon ende hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Ende në pranga vijon të jetë Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, i cili u arrestua si autor i kësaj vr.asjeje.

Prokuroria ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale aparatet celulare të vikt.imës dhe autorit dhe zbërthimi i tyre ka hedhur më tepër dritë rreth konfliktit të tyre. Ndryshe nga sa u duk në fillim se vra.sja erdhi si një konflikt pasioni me në qendër Marsida Qatjan, Prokuroria ka zbuluar se viktima dhe autori kanë pasur konflikte të mëparshme, që nuk lidheshin me 30-vjeçaren.

Në telefonin e të dyve Prokuroria ka gjetur mesazhe, ku Dritan Haxholli e kërcënonte Toçin, duke i kërkuar para. Haxholli ishte një konsumator lëndësh nar.kotike dhe Prokuroria ka dyshime se mes të dyve mund të ketë pasur konflikte edhe për dr.ogë. Në telefonin e Haxhollit Prokuroria ka gjetur komunikime dhe kërcënime edhe me persona të tjerë në Kavajë dhe biznesmenë, të cilëve u kërkonte para.

Paraditen e kësaj të marte në Prokurorinë e Kavajës u thirr Marsida Qatja, pasi pak ditë më para ajo ka folur për median në lidhje me ngjarjen dhe, sipas Prokurorisë, si person që ka dijeni kjo mund të prishë hetimet. Për këtë arsye, Prokuroria ka kërkuar që ajo të mos këtë më komunikime me median për rastin. Ndaj 30-vjeçares gjykata ka dhënë masën “detyrim paraqitje”, si edhe sekuestrimin e pasaportës në mënyre që të mos dalë jashtë vendit. BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME