Policia ka arrestuar në orët e fundit një 37-vjeçar, i cili me mjjetin e tij ka goditur në mënyrë të qëllimshme me makinë një tjetër mjet pas një konflikti të çastit që kishin patur. 37-vjeçari me iniciale L.Sh, ka goditur me dashje me mjetin e tij tip “Volkswagen”, automjetin tip “Daimler Chrysler”, me drejtues shtetasin N.I., 32 vjeç. Gjatë ndalimit nga policia, 37-vjeçari drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
Njoftimi zyrtar: Pas një konflikti të çastit, godet me dashje me mjetin e tij një tjetër mjet, arrestohet në flagrancë 37 vjeçari nga Policia. Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe urban Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, Kukës.
Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën “e Xhamisë”, pas një konflikti të çastit ka goditur me dashje me mjetin e tij tip “Volkswagen”, automjetin tip “Daimler Chrysler”, me drejtues shtetasin N.I., 32 vjeç, banues në Kukës. Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se shtetasi L.Sh, drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Kukës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtim i mjeteve në mënyrë të parregullt”.