Categories Lajme

Detyra shtëpie me ChatGPT, mësuesit: Po shkatërrohet mendimi kreativ i fëmijëve

Inteligjenca Artificiale çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e jetës tonë. dhe pikërisht është programi ChatGPT, ai i cili është bërë pjesë e detyrave të shkollës, jo vetëm për klasën e nëntë por dhe në gjimnaze. Është një program, i cili gjeneron në kohë reale përgjigjet për çdo pyetje që mund të kesh, mjafton të shkruash në program me bëj një ese për Shqipërinë, apo dhe një udhëzim si të bëj një ese dhe të dalin të gjitha përgjigjet gati.

Fëmijët po hasin vështirësi në shprehjen e mendimeve dhe krijimtarisë së tyre. Mësuesit thonë se inteligjenca artificiale po dëmton në zhvillimin e trurit dhe atë emocional. “Nxënësit po priren që të gjejnë zgjidhje të thjeshta për t’i realizuar ato përmes inteligjencës artificiale. E vëmë re për shkak të ndërtimit sintaksor. Ndërtimi i fjalive të gjata, me bashkërenditëse, me nënrenditje dhe përdorimi i terminologjive të caktuara, janë një tregues i menjëhershëm që nxënësi nuk ka shprehur vetveten, por përkundrazi e ka marrë të gatshme”, -thotë mësuesja Irida Xhura.

Grupmosha 12 deri në 18 vjeç janë të predispozuar për të qenë “viktime” e ChatGPT-së. Kjo, pasi janë në kontakt të vazhdueshëm me telefonin apo dhe kompjuterin. Shpeshherë detyrat e shtëpisë kërkojnë përdorimin e teknologjisë. Ndaj ekspertët e arsimit thonë se duhet të gjenden mënyra të tjera alternative për të shmangur këtë dëm në inteligjencën e fëmijëve.

“Qëllimi është të mos lëmë teknologjinë të na përdore ne, por ne ta përdorim atë. Të nxisim mendimin kritik dhe krijues nëpërmjet dhënies së disa detyrave që trajtojnë tema lokale, tema që i referohen Shqipërisë”, shprehet mësuesja. Informacionet e marra online jo gjithmonë janë të sakta. Ndaj fëmijët duhet të jenë besnik të librit, si e vetmja mënyrë për të zhvilluar imagjinatën dhe mendimin kritik. Në të kundërt, do të jemi nën varësinë e inteligjencës artificiale, pas detyrat nuk i bëjnë nxënësit por kompjuteri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Pamjet nga momenti i sherrit mes gjimnazistëve në Shkodër, tre të plagosur

Dalin pamjet nga sherri i të miturve në Shkodër i ndodhur ditën e sotme përpara portës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fluturimet nga Shqipëria në Kanada, miratohet marrëveshja mes dy shteteve

Miratohet marrëveshja mes dy shteteve për futurimet nga Shqipëria në Kanadaë Kanada. Në mbështetje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplaset me motorin në Lezhë, dy të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet është përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet avioni në Maqedoninë e Veriut, plagosen dy shqiptarë nga..

Dy shqiptarë nga Kosova janë lënduar pasi avioni i vogël sportiv me të cilin po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Brigjet e lumit Kir mbushen me mbetje, qytetarët e papërgjegjshëm e kthejnë në një landfill

Si pasojë edhe e reshjeve te dendura të shiut një pjesë e bregdetit të vendit…

LEXO ME SHUME