Sokol Mëngjesi, avokati i kreut të opozitës shqiptare, Sali Berisha është goditur me grushte.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ku ai është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tij shëndetësore është normale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit thanë se janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
